Addict makes track of cocaine.addicted drug user to make lines of white powder on a dark mirror.closeup.Toned.Soft focus.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar mbi 160 kilogramë kokainë në një zonë industriale të provincës së Bergamos. Droga ishte fshehur në shtatë çanta të mëdha dhe po transportohej me një TIR, me vlerë të përllogaritur rreth 20 milionë euro./telegrafi/.
Dy shqiptarë u arrestuan gjatë operacionit dhe janë dërguar në burgun e Bergamos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Sekuestrimi u realizua pas vëzhgimeve të veçanta dhe analizës së lëvizjeve të dyshimta në zonat industriale të Brescia dhe Bergamos.




