Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin në Banjskë. Në gjyq do të paraqiten të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët edhe më herët janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe u rrezikuan jetët e zyrtarëve policorë dhe të civilëve.




