Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar auditimin e performancës mbi sigurinë e nxënësve në shkollat publike të Kosovës për periudhën 2022–2025, në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026.
Auditimi do të vlerësojë nëse shkollat ofrojnë ambient të sigurt për nxënësit e klasave VI–XII dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë mekanizma efektivë për parandalimin, trajtimin dhe monitorimin e dhunës në shkolla.
Fushëveprimi përfshin MAShTI-n, Inspektoratin e Arsimit, drejtoritë komunale të arsimit në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe institucione të tjera relevante si Policia e Kosovës dhe Qendrat për Punë Sociale.




