Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dorëheqja e kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të zgjedhjeve, ka qenë një akt politik i marrë pa konsultim me kolegët.
Haziri ka theksuar se vendimi është i plotë dhe nuk mund të konsiderohet “gjysmë-dorëheqje”, duke shtuar se kjo ruan respektin ndaj partisë, anëtarësisë dhe qytetarëve.




