Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj asaj që ai e konsideron manipulim të votave, duke përfshirë si votat e shtuar ashtu edhe ato të hequra. Ai thekson se çdo ndërhyrje e tillë cenon vullnetin qytetar dhe dëmton procesin demokratik.
Ramadani u shpreh se qëndron i përkushtuar ndaj demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë, duke nënvizuar se do të mbrojë parimet e tij pavarësisht sfidave apo presioneve.





