Fadil Nura, ka reaguar pas rinumërimit të votave, duke theksuar se procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve janë devijuar.
Ai u shpreh se kjo është e papranueshme dhe kërkon që Prokuroria të veprojë shpejt, vendosur dhe ashpër, duke nënvizuar se çdo hezitim do të konsiderohet bashkëfajësi. Nura paralajmëroi se relativizimi i këtyre shkeljeve mund të rrezikojë besimin në demokraci dhe në të ardhmen e vendit.





