Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për mundësinë e organizimit të një proteste më 17 shkurt në qendrën e Prishtinës.
Gucati tha se protesta do të shprehë pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale, për shkak të stërzgjatjes së procesit. Ai shtoi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe se diskutimet për organizimin e tubimit janë në vazhdim.
“Protesta do të mbahet, në gjasë, më 17 shkurt, një ditë para fjalës përfundimtare,” deklaroi Gucati për Klan Kosova.




