Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të fundit.Ai theksoi se disa kandidatë kanë deklaruar se votat e shtuara u janë shtuar pa dijeninë e tyre, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. Megjithatë, Kryeziu vuri në dukje se është e vështirë të besohet se veprimet e komisionerëve janë bërë pa dijeninë ose ndikimin e interesave të caktuara.
Ai bëri thirrje që institucionet e drejtësisë të kryejnë një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm për të gjitha rrethanat e procesit zgjedhor, përfshirë motivet dhe autoritetin e ndikimit. Sipas Kryeziut, vetëm një hetim i mirëfilltë dhe ndëshkimi penal i të gjithë të përfshirëve mund të garantojë sundimin e ligjit dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në zgjedhje dhe demokraci.




