Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulim të votave në disa qytete gjatë zgjedhjeve të fundit.
Ai theksoi se sulmet ndaj kandidatëve të rinj dhe të pastër janë goditje ndaj ideve të reja, reformave dhe besimit të qytetarëve në politikë. Abdixhiku bëri thirrje që institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe pa përjashtim, duke kërkuar përgjegjësi ligjore dhe politike për çdo manipulim të votës së lirë.
Kryetari i LDK-së kërkoi gjithashtu rinumërim të plotë të çdo kutie votimi në të gjitha qytetet për të siguruar transparencën dhe mbrojtjen e procesit zgjedhor. Ai shtoi se partia e tij ka më pak parregullsi se të tjerët, por kjo rrit përgjegjësinë për të mbrojtur votën e qytetarëve.




