Nxënësit shqiptarë kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare AI – Neo Science Olympiad 2026, e mbajtur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kompeticion prestigjioz, Gjin Rrahmani (klasa 10), Molos Gashi (klasa 5) dhe Lum Rrahmani (klasa 6) janë shpërblyer me medalje të arta, ndërsa Amar Halimi (klasa 8) ka fituar medalje të bronztë.
Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme për nxënësit dhe dëshmi të potencialit të lartë të të rinjve në fushën e shkencës dhe inteligjencës artificiale.




