Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet pas dallimeve të dukshme në votat e disa kandidatëve gjatë rinumërimit. Kryeprokurori Petrit Kryeziu tha se është dhënë autorizim për Policinë që të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë provat, duke përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Ai theksoi se manipulimi i votave dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore do të ndëshkohen pa kompromis.
Diferenca më e madhe është evidentuar te një kandidat i PDK-së, te i cili janë hequr mijëra vota, ndërsa te kandidatët e tjerë janë shënuar ndryshime të konsiderueshme. Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se çdo shkelje e votës është e papranueshme dhe se respekton integritetin e procesit zgjedhor.
AAK dhe LDK kanë kërkuar rinumërim të votave në të gjithë vendin për të garantuar drejtësi dhe transparencë.




