E gjithë Kosova mund të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, njoftojnë burime të Klankosova.tv brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas këtyre burimeve, nga nesër do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë 100 për qind e kutive të votimit nga të gjitha komunat e vendit. Kapaciteti operacional në QNR po rritet për të përballuar procesin.
Pavarësisht përpjekjeve të Klankosova.tv për të kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin, deri më tani nuk ka pasur përgjigje.




