Më 17 janar 2026, Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës organizoi një takim me përfaqësuesit e regjioneve, koordinatorët rajonalë dhe zyrtarët përgjegjës të federatës, në kuadër të programit “Sport në Shkolla”.
Në fokus të diskutimeve ishin vlerësimi i fazës aktuale të programit, koordinimi i aktiviteteve për pjesën e mbetur të vitit shkollor, sfidat dhe arritjet nga terreni, si dhe rekomandimet për përmirësim dhe mbështetje të mëtejme të sportit shkollor.
Federata falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e sportit shkollor në të gjithë Kosovën.




