Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në rolin e kryetarit themelues të Bordit për Paqen në Gaza, i ka dërguar një ftesë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për t’u bashkuar me këtë bord.
Sipas Burahanettin Duran, drejtor i Komunikimeve i Turqisë, ftesa u dërgua më 16 janar. Ai shtoi se Bordi për Paqen po krijohet në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza, i cili është mbështetur nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka ndihmuar në arritjen e armëpushimit në këtë rajon.
Duran theksoi se qëllimi i bordit dhe strukturave të tij është të sigurojë stabilitetin, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës pas konflikteve të fundit.




