Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënoi 26-vjetorin e themelimit, duke u vlerësuar si institucion themelor për funksionimin e shtetit dhe për sovranitetin fiskal të Kosovës.
Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna, dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, theksuan rëndësinë e modernizimit, digjitalizimit dhe rekrutimit të stafit të ri, duke u fokusuar në filozofinë “më pak ndëshkime, më shumë këshilla”.
Ish-këshilltari Florian Mima rikujtoi sfidat e fillimit të administratës tatimore pas luftës dhe rolin e saj vendimtar në ndërtimin e institucioneve dhe stabilitetin ekonomik të vendit.




