Belgjika ka riafirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian gjatë vizitës në Prishtinë të ministrit belg të Mbrojtjes, Theo Francken, i cili u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu kosovar, Ejup Maqedonci.
Në takim u diskutua avancimi i bashkëpunimit ushtarak, akreditimi i afërt i atasheut të mbrojtjes së Kosovës në Belgjikë dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Të dyja palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, të bazuara në vlera euroatlantike dhe partneritet të qëndrueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.




