Eugen Cakolli nga KDI ka deklaruar se pas rinumërimit të vendvotimeve në 28 komuna, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të shkurtit në skenarin më optimal, ndërsa në rastin më të keq mund të vonohet deri në fund të shkurtit ose fillim të marsit.
Ai theksoi se përfundimi i procesit varet nga ritmi i rinumërimit, trajtimi i ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme, si dhe përfundimi i procedurave të mëtejshme për ankesa ndaj rezultateve.




