Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) ka deklaruar se, bazuar në ritmin aktual të rinumërimit dhe afatet ligjore për ankesa, certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet të ndodhë nga mesi i shkurtit deri në fillim të marsit.
Sipas tij, KQZ-ja aktualisht rinumëron rreth 80 kuti votimi në ditë, ndërsa pas rritjes së kapaciteteve ky numër pritet të arrijë në rreth 150 kuti në ditë. Rinumërimi i plotë mund të zgjasë edhe deri në dy javë.
Pas përfundimit të këtij procesi, do të pasojnë afatet për ankesa në PZAP dhe Gjykatën Supreme, çka mund ta zgjasë procesin edhe disa javë të tjera. Në skenarin më optimist, rezultatet mund të certifikohen në mesin e shkurtit, ndërsa në rastin më të pafavorshëm në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.




