Demokracia në Veprim vlerëson se gjetjet nga rinumërimi i deritanishëm dëshmojnë devijime serioze në votat preferenciale, duke e bërë të domosdoshëm rinumërimin e plotë në të gjithë Kosovën.
DnV kërkon hetim gjithëpërfshirës nga organet e drejtësisë, jo vetëm ndaj komisionerëve, por edhe ndaj kandidatëve që dyshohet se kanë përfituar nga mospërputhjet, për të rikthyer besimin publik në procesin zgjedhor.




