Flamur Gashi ka mohuar lajmet që qarkullojnë në media për të si kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i cilësuar ato si “fake news”.
Ai bëri të ditur se karrierën dhe jetën e tij profesionale e ka ndërtuar në Tiranë për 35 vite dhe aty do të vazhdojë të angazhohet.
Gashi siguroi mbështetësit se do të vijojë të kontribuojë për çështjen kombëtare përmes punës në media, diplomaci dhe aktivitete të tjera, duke uruar të mirat për LDK-në dhe kombin shqiptar.





