Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim për mospërputhjet e mëdha të evidentuara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.
Ai vlerëson se rinumërimi i plotë në nivel vendi është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë pa vonesa, duke theksuar se çdo hezitim dëmton besimin e qytetarëve.




