Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) po vazhdon të mbledhë dhe të ruajë dëshmi autentike mbi krimet e kryera gjatë luftës, duke pasuruar fondin arkivor me dokumente dhe materiale të çmuara.
Së fundmi, fotoreporteri Ridvan Slivova, ish-drejtori Ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thërret” Shefki Mexhuani, dhe Gani Vila nga Albanian TV of America kanë dorëzuar materiale dokumentare dhe mediatike që kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës historike dhe të drejtësisë.
Po ashtu, gazetari Ilire Zajmi, Selatin Novosella dhe aktivistët Fadil Curri e Sadullah Krasniqi kanë dorëzuar libra dhe dokumente që pasqyrojnë krimet, torturat dhe represionin e regjimit serb ndaj shqiptarëve.
IKKL falënderon të gjithë kontribuuesit dhe fton qytetarët që të dorëzojnë çdo dokument, fotografi apo dëshmi nga periudha e luftës, duke theksuar se çdo material i ruajtur forcon kujtesën historike dhe drejtësinë për viktimat.




