Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit mbi trajtimin e dhunës në familje nga Policia e Kosovës, duke evidentuar dobësi në organizim, burime njerëzore dhe aktivitet operativ hetimor.
Në disa stacione, ekipet e hetimeve nuk funksionojnë plotësisht, vendet e punës nuk janë të mbushura, ndërsa disa dosje mungojnë raporte për prokurorin dhe vlerësim të rrezikut për viktimat.
IPK ka dhënë gjashtë rekomandime, duke përfshirë funksionalizimin e plotë të ekipeve, trajnimin e stafit, përmirësimin e intervistave dhe respektimin e zinxhirit komandues gjatë procedimit të kallëzimeve penale.




