Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 nga skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj.
Kiana Kryeziu ka përmbushur kriteret për tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh, ku do të garojë në Milano Cortina. Drin Kokaj ka siguruar kualifikimin për të përfaqësuar vendin në sllallom.
Në garë për kualifikim ishin edhe Lirika Deva dhe Vokshi, por sipas rregullave të Lojërave Olimpike, Kosova mund të ketë nga një garues për secilën gjini, ndaj Kryeziu dhe Kokaj do të jenë përfaqësuesit zyrtarë.
Kiana Kryeziu ka përfaqësuar Kosovën edhe në Pekin 2022, ndërsa për Drin Kokajn kjo do të jetë paraqitja e parë olimpike. Lojërat do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026.




