Republika e Kosovës, përfaqësuar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Imri Demelezi, udhëhoqi për herë të parë takimin e ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore gjatë Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA) në Berlin.
Në kuadër të forumit me rreth 60 shtete pjesëmarrëse, delegacioni i Kosovës zhvilloi takime bilaterale me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke diskutuar për siguri ushqimore, ujitje, digjitalizim të bujqësisë, standarde veterinare dhe integrim në politikat e BE-së.
Demelezi theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj reformave, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të një sektori bujqësor modern dhe të qëndrueshëm.




