Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se rinumërimi i të gjitha 2,557 vendvotimeve të zhvilluara më 28 dhjetor 2025 do të kryhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se janë shtuar kapacitetet në QNR, me 38 ekipe për çdo ndërrim pune, ose 76 gjithsej. Deri më 19 janar, janë rinumëruar 610 vendvotime, ndërsa rinumërimi i 1,947 të mbetura pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë.
Elezi theksoi se ky proces synon të përfshijë të gjitha kutitë e votimit dhe të sigurojë një proces të plotë dhe transparent të numërimit të votave.




