Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin dhe solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku të paktën 39 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Kurti gjithashtu u uroi forcë ekipeve të shpëtimit në përpjekjet e tyre. Aksidenti ndodhi në Adamuz, kur një tren dolën nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër, duke lënë mbi 400 pasagjerë dhe anëtarë stafi të përfshirë në incident.




