Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), njofton vazhdimin e mbështetjes financiare për sektorin e blegtorisë përmes Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.
Pagesat mbulojnë qumështin, therjet e gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturën.
Afati për aplikim është nga 19 janari deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00. Aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e publikuara në faqet zyrtare të MBPZhR dhe AZHB-së.





