Ministria e Punëve të Brendshme ka përshëndetur aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave të dyshuar, përfshirë dy zyrtarë të Ministrisë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit akuzohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”. MPB thekson se nuk do të tolerojë asnjë shkelje të ligjit ose të standardeve të integritetit institucional dhe do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë për zbardhjen e rastit.
Ministria rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit, forcimin e transparencës dhe sundimit të ligjit, duke garantuar se askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia do të vihet në vend.




