Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar pas rinumërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke deklaruar se është cenuar vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar dinjiteti i tij politik.
Hasani thekson se votat e tij janë përdorur në mënyrë të padrejtë për manipulime zgjedhore dhe refuzon çdo votë që nuk buron nga zgjedhja e lirë e qytetarëve. Ai shprehet se nuk synon fitore me mashtrime, por me besim dhe votë të ndershme, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë dhe të së drejtës së qytetarëve për të votuar lirshëm.
Deputeti paralajmëron se do të qëndrojë në anën e qytetarëve dhe së vërtetës, duke apeluar për drejtësi dhe transparencë në procesin zgjedhor.





