Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet për humbjen e të paktën 39 personave në aksidentin hekurudhor në Spanjë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Kosova qëndron në solidaritet me popullin spanjoll.
Aksidenti ndodhi në Adamuz, kur dy trena u përplasën pas daljes nga shinat të njërit prej tyre, duke lënë të plagosur dhjetëra persona, përfshirë fëmijë dhe anëtarë të stafit, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.




