Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës, do të mbahet një protestë gjithëpopullore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Kreu i OVL-UÇK, Koci, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen për të treguar se UÇK-ja luftoi për liri dhe se krime kanë kryer vetëm forcat serbe.




