Prishtina do të presë muajin e ardhshëm Kampionatin e 19-të Mesdhetar në hendboll për vajza deri në 16 vjeç, me pjesëmarrjen e 12 kombëtareve. Garat organizohen nga Konfederata Mesdhetare e Hendbollit dhe Federata e Hendbollit të Kosovës.
Kombëtaret pjesëmarrëse janë: Kosova, Kroacia, Sllovakia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Tunizia, Turqia, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia. Ndeshjet fillojnë më 9 shkurt dhe përfundojnë më 14 shkurt.




