Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim që ka hyrë në fuqi më 1 janar 2026.
Zbatimi i kësaj rritjeje do të bëhet në dy faza për t’u lehtësuar përshtatja e punëdhënësve, ndërsa nga 1 korriku paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.
Sipas ministrisë, kjo masë synon përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës, ndërsa institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimit.




