Gjatë periudhës 09–16 janar 2026, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 59 raste të reja në nivel të Kosovës. Prej tyre, 56 ishin raste të dhunës në familje, një rast tentim-vrasjeje dhe dy raste tentim-vrasjeje të rënda. Gjatë kësaj periudhe, zyra ka përpiluar kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) dhe Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), ka zhvilluar 69 seanca gjyqësore dhe 24 seanca në prokurori, ka dhënë 60 këshilla juridike, ka lëshuar aktgjykime dënuese dhe lirues, dhe ka ofruar përfaqësim të rasteve në polici, strehimore dhe institucione të tjera. Zyra gjithashtu ka trajtuar kërkesa për kompensim dhe ka marrë vendime për aprovim të tyre.




