Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 54 aksidente trafiku në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Nga totali i aksidenteve, 15 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 435 gjoba trafiku brenda një dite.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 25 persona. Prej tyre, 20 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.




