Policia e Kosovës ka arrestuar personin A.S., i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe kryerje të eksperimenteve të paligjshme mjekësore dhe testimeve të barnave.
Arrestimi është bërë më 20 janar 2026 nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë së Shtetit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të rrethanave.




