Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, Udhëheqësja e Departamentit për Hetimin e Terrorizmit, Fikrije Fejzullahu, së bashku me ekipin e saj, ka pritur në një takim pune një delegacion nga Prokuroria e Shtetit të Suedisë, të kryesuar nga prokurorja Ginger Johansson.
Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe praktika profesionale në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar dhe terrorizmin, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Të dyja palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me synim rritjen e efikasitetit dhe koordinimit në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe kërcënimeve terroriste.




