Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Enver Hoxhaj takoi Cherie Blair, e njohur për angazhimin e saj në të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave.
Hoxhaj theksoi miqësinë e gjatë të Blair dhe bashkëshortit të saj, Tony Blair, me Kosovën, duke vlerësuar mbështetjen e tyre për lirinë, shtetndërtimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.




