Policia italiane ka arrestuar nëntë persona, mes tyre tetë shtetas me origjinë shqiptare, të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Masat e sigurisë janë lëshuar nga Gjykata e Bolonjës me kërkesë të Prokurorisë Antimafia.
Operacioni është zhvilluar në disa qytete të Italisë, si dhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet policore partnere.
Sipas hetimeve, rrjeti importonte dhe shpërndante sasi të mëdha narkotikësh nga Amerika e Jugut dhe vende të tjera evropiane, duke përdorur mjete të kamufluara dhe komunikime të koduara.




