Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, vizitoi gjatë javës së kaluar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë. Sipas Haradinajt, vizita iu lejua pas dy vjet pritje dhe ndodhi ndërkohë që gjyqi po i afrohet përfundimit.
Haradinaj tha se Thaçi dhe Veseli dukeshin të relaksuar dhe të bindur se drejtësia do të triumfojë. Ai theksoi se nëse ndonjëri prej tyre do të dënohet nga Gjykata Speciale, nuk do të dëmtohen vetëm individët, por edhe lufta çlirimtare e Kosovës.




