Nga 19 deri më 25 janar 2025 shënohet Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, një sëmundje që mund të parandalohet dhe të kurohet nëse zbulohet në kohë.
Depistimi i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa kyç për të shpëtuar jetë. Testimet periodike ndihmojnë në identifikimin e ndryshimeve prekanceroze ose të kancerit në fazat e hershme, kur trajtimi është më efektiv dhe shanset për shërim më të larta.
Kontrollet e rregullta dhe trajtimi i duhur mund t’i mundësojnë shumicës së grave të mposhtin këtë sëmundje. Pra, mos e shtyni kontrollin – shëndeti juaj është prioritet.




