Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, po zhvillon hetime lidhur me veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Personi i dyshuar, pavarësisht thirrjeve policore dhe kërkimeve në disa lokacione, nuk është paraqitur dhe ndodhet në arrati. Për këtë arsye, Policia ka publikuar fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e tij.
Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes emailit [email protected].




