Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) njofton se sistemi elektroenergjetik po përballet me vështirësi për shkak të temperaturave të ulëta dhe konsumit të lartë për ngrohje.
Mundësitë për import të energjisë janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit, duke e vështirësuar mbulimin e plotë të kërkesës.
KESCO i bën thirrje qytetarëve të përdorin energjinë me kujdes dhe të ndërmarrin masa për kursim, veçanërisht gjatë orëve të pikut, ndërsa kompania punon për sigurimin e furnizimit dhe stabilitetin e rrjetit.




