Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250” në Shtëpinë e SHBA-së në Davos.
Ai theksoi se besimi është thelbësor për ndërtimin e shërbimit, unitetit shoqëror dhe funksionimin e shtetit, duke shtuar se optimizmi për të ardhmen buron nga angazhimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm.
Paneli ishte pjesë e iniciativës “Komuniteti i Besimit në Veprim”, që synon të nxjerrë në pah mënyrat se si liderët globalë mund të ndërtojnë partneritete inovative në ekonomi, teknologji dhe mjedis.




