Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, foli nga Davosi për qeverisjen e tij, duke theksuar transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve publike si prioritet kryesor.
Ai u shpreh se kabineti qeveritar duhet të veprojë pa korrupsion dhe se Kosova monitorohet nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore.
Kurti diskutoi gjithashtu investimet sociale, kapitale dhe ekonomike, bllokadën politike që çoi në zgjedhjet e parakohshme, si dhe kërcënimet hibride nga Serbia dhe Rusia, duke theksuar nevojën për profesionalizim të inteligjencës shtetërore për t’u përgjigjur në nivel adekuat.




