Juristja dhe aktivistja për lirinë e medias, Flutura Kusari, e ka konsideruar padinë e KEK-ut kundër emisionit Rubikon dhe Janina Ymerit si një presion të drejtpërdrejt politik.
Ajo thekson se padia është e palejueshme, pasi ndërmarrjet publike nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për shpifje dhe fyerje, dhe se qëllimi është të heshtet kritika ndaj KEK-ut dhe të intimidohen të tjerët.
Kusari shton se ky veprim është sinjal për përdorimin e çdo mjeti nga VV për të cënuar lirinë e shprehjes në gjysmëdekadën e ardhshme.




