Është ndarë nga jeta Nëna Zyme Mazrekaj nga fshati Sllup, nëna e dëshmorëve të Kombit Tahir dhe Agim Mazrekaj.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 21 janar 2026, në varrezat e fshatit Sllup, me fillim nga ora 14:00.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Deçan, ka shprehur ngushëllime për familjen Mazrekaj, si dhe për të gjithë miqtë dhe të afërmit, duke vlerësuar jetën dhe sakrificën e kësaj familjeje.




