Ndërsa shumë njerëz sot preferojnë qumështin me pak yndyrë duke menduar se ai ndikon në shtimin e peshës, studimet dhe ekspertët britanikë tregojnë të kundërtën. Qumështi me yndyrë nuk shkakton rritje të peshës dhe mbetet i domosdoshëm për organizmin.
Ekspertët theksojnë se qumështi me yndyrë përmban deri në tre herë më shumë yndyrë dhe rreth 90% më shumë omega-3 krahasuar me qumështin pa yndyrë. Ai është gjithashtu një burim i rëndësishëm i vitaminave A dhe D, të cilat mungojnë në qumështin non-fat.
Përkundrazi, konsumimi i qumështit pa yndyrë mund të ndikojë negativisht në shëndet dhe peshë, për shkak të përmbajtjes së tij të ndryshme ushqyese.




