Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri më 20 janar 2026, rinumërimi i fletëvotimeve ka përfunduar plotësisht në 6 komuna.
Nga 2,557 vendvotime që po rinumërohen, deri tani janë përpunuar 688. Në disa komuna rinumërimi po bëhet për 100% të vendvotimeve, ndërsa në të tjera vetëm për një pjesë të tyre, sipas vendimeve të KQZ-së.
Procesi vijon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.




